UBT News

Ministrja gjermane do të vizitojë Tajvanin për herë të parë në 26 vite

Ministrja gjermane e Edukimit, Bettina Stark-Watzinger do të udhëtojë në Tajvan javën e ardhshme, njoftoi Berlini këtë të premte, vizitë kjo që do të realizohet për herë të parë në 26 vjet.

Ajo do të bëjë një vizitë dy-ditore në ishullin që Kina e sheh si pjesë të territorit të saj.

Vizita ka qëllim zgjerimin e bashkëpunimit me Tajvanin në fushën e shkencës, hulumtimeve dhe edukimit, sipas autoriteteve.

Kujtojmë se Partia Komuniste e Kinës e sheh Tajvanin si pjesë të veten dhe është zotuar se një ditë do t’a marrë ishullin edhe nëse duhet të përdorë forcën./UBTNews/

Exit mobile version