UBT News

Ministrja franceze pret konsensus nga BE për ndalimin e naftës ruse deri në fund të javës

French Ecological Transition Minister Barbara Pompili arrives to attend the last weekly cabinet meeting at the Elysee Palace in Paris, France, April 28, 2022. REUTERS/Gonzalo Fuentes

Ministrja franceze e mjedisit dhe energjisë, Barbara Pompili, ka thënë se ishte e bindur se vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të arrijnë një konsensus se si t’i japin fund importeve të naftës ruse deri në fund të kësaj jave.

“Disa vende janë më të varura nga nafta ruse se të tjerat, dhe kështu ne duhet të përpiqemi të gjejmë zgjidhje në mënyrë që ata të mund të zbatojnë këto sanksione”, tha ajo për radion France Info. “Por unë mendoj se ne duhet të jemi në gjendje ta bëjmë atë”.

Franca ka pritur këtë javë një takim urgjent të ministrave të energjisë të BE-së për të diskutuar se si të merret me vendimin e Moskës për të ndaluar furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë për shkak të mospagesës në rubla./UBTNews/

Exit mobile version