Ministrja e Punëve të Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag dha dorëheqje pas krizës në evakuimin e emigrantëve nga Afganistani, muajin e kaluar.
Kaag është zyrtarja e parë e Qeverisë perëndimore që dha dorëheqje pas kaosit që u shkaktua pasi talibanët morën kontrollin në Afganistan.
Deputetët holandezë e kishin kritikuar atë, duke thënë se qeveria u përgjigj ngadalë ndaj kësaj krize dhe ua pamundësoi shumë afganëve të largoheshin prej atij vendi.
Holanda arriti të evakuojë rreth 2 mijë njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit./UBTNews