Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se dëshiron një “dialog serioz” për sigurinë në Evropë gjatë vizitave të saj në Ukrainë dhe Rusi. Udhëtimet e saj të para zyrtare atje vijnë mes frikës se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.
Baerbock ka thënë se do të kërkojë një zgjidhje diplomatike për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë udhëtimit të saj të parë zyrtar në të dy vendet, transmeton UBT News.
Megjithatë, ajo paralajmëroi se Moska do të përballej me një përgjigje të fortë nëse do të përdorte përshkallëzimin ushtarak.
Udhëtimi dy-ditor i Baerbock vjen pasi një grumbullimi të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën./UBTNews/