Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka arritur në Kosovë.
Ajo është pritur nga homologia e saj, Donika Gërvalla në aeroportin e Prishtinës.
Gërvalla postoi fotografi në llogarinë e saj në Facebook, kur edhe i uroi mirëseardhje në Kosovë.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për t’i uruar mirëseardhjen në Republikën e Kosovës Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, znj. Elina Valtonen”, ka shkruar ministrja.
Me Gërvallen, Valtonen do të mbajë edhe konferencë për media, ndërkohë gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.