Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje në Lindjen e Mesme pas një valë të dytë vdekjeprurëse të shpërthimeve në Liban.
“I paralajmëroj të gjitha palët kundër përshkallëzimit të mëtejshëm”, shkroi Baerbock në X.
“Sulmet dhe kundërsulmet nuk e afrojnë rajonin një milimetër më pranë paqes”, thuhet tutje në reagimin e saj./UBTNews/