UBT News

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i bën thirrje Rusisë të kthehet në traktatin bërthamor

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i bëri thirrje të enjten homologut të saj rus, Sergei Lavror, që Rusia t’i kthehet zbatimit të plotë të traktatit të ri START të kontrollit të armëve bërthamore.

“Unë ju kërkoj, zoti (Sergei) Lavrov, të ktheheni në zbatimin e plotë të START-it”, tha Baerbock gjatë sesionit të parë të G20-ës mbi multilateralizmin, sipas delegacionit gjerman.

Javën e kaluar, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka votuar për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore./UBTNews/

Exit mobile version