Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat ruse vranë 240 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit në jug të Donetskut.
“Sulmet nga avionët operativë-taktikë, zjarri i artilerisë dhe sistemet e rënda flakëhedhëse mposhtën njësitë e armikut në zonat e vendbanimeve Urozhaine dhe Staromayorskoe”, thuhet në deklaratë.
“Si rezultat i luftimeve, u shkatërruan deri në 240 ushtarakë ukrainas, tre automjete të blinduara luftarake, tre automjete, dy sisteme artilerie M777 të prodhimit amerikan, si dhe një montim artilerie vetëlëvizëse Cezar i prodhimit francez”, vazhdon deklarata./UBTNews/