UBT News

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon se janë vrarë 1 mijë e 351 ushtarë rusë

People look at the gutted remains of Russian military vehicles on a road in the town of Bucha, close to the capital Kyiv, Ukraine, Tuesday, March 1, 2022. (AP Photo/Serhii Nuzhnenko) The remains of Russian military vehicles line a road in Bucha, Ukraine, on March 1. (Serhii Nuzhnenko/AP)

Rusia ka thënë se 1 mijë e 351 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë, thanë zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.

Gjeneralkolonel Sergey Rudskoy tha se edhe 3 mijë e 825 ushtarë janë plagosur, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

NATO tha më herët gjatë javës se 7 mijë deri në 15 mijë ushtarë rusë mund të jenë vrarë në katër javët e para të luftës në Ukrainë.

Në shifrat e prezantuara nga Rusia duhet se nuk janë përfshirë edhe separatistët që luftojnë në lindje të Ukrainës – të cilët mbështeten nga Rusia – dhe nuk është e qartë nëse në këtë shifër përfshihen edhe trupat tjera ruse, që nuk janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, siç janë pjesëtarët e Gardës Kombëtare.

Ukraina gjatë kësaj jave ka thënë se mbi 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat ukrainase./REL

Exit mobile version