Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani janë vaksinuar 1 mijë e 228 persona me vaksinën AstraZeneca.
Sipas njoftimit të MSh-së, 3 mijë e 256 persona janë regjistruar për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1 mijë e 435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.
“Agjensia Shtetërore e Informacionit (AShI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Të dielën e 28 marsit, Kosova ka pranuar kontigjentin prej 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca./UBTNews