UBT News

Ministria e Shëndetësisë së Gazës thotë se nuk fshihet asgjë në spitalin Al-Shifa

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, tha se brenda spitalit Al-Shifa ka vetëm mjekë, pacientë dhe njerëz të zhvendosur.

Ai këtë e deklaroi pasi forcat izraelite sulmuan objektin më të madh mjekësor të enklavës palestineze, raporton Al Jazeera.

“Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar apo fshehur”, tha Al-Qudra.

Zyrtari i Ministrisë tha më herët se dhjetëra ushtarë izraelite kishin hyrë në ndërtesën e departamentit të urgjencës së spitalit, ndërsa tanket rrethuan kompleksin mjekësor.

Sipas stafit mjekësor, rreth 650 pacientë mbeten në spital. Midis 5 mijë dhe 7 mijë civilë të zhvendosur janë gjithashtu të bllokuar brenda ambienteve të spitalit dhe nën zjarr të vazhdueshëm nga snajperët dhe dronët izraelitë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Exit mobile version