UBT News

Ministria e Shëndetësisë pranoi sot 100 mijë teste molekulare

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 100 mijë teste molekulare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh i lumtur me pranimin e këtij donacioni, për të cilin tha se do të kontribuojë në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë.

“100.000 teste PCR i vijnë Kosovës nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Procedurat e filluara në shtator, me donacionin e 1.5 milion eurove po realizohet sot.Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë.Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit.Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm.Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version