UBT News

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se spitalet janë ‘mbipopulluar’

Palestinian kidney patients lie on hospital beds, as health officials say they are running out of fuel to operate dialysis devices, amid the ongoing Israeli-Palestinian conflict, at Naser hospital in Khan Younis in the southern Gaza Strip October 15. REUTERS/Mohammed Salem

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra ka dhënë një konferencë shtypi mbi situatën aktuale në enklavën e rrethuar.

Këtu janë disa nga komentet e tij të përkthyera:

Sipas tij, spitalet në jug janë të mbipopulluar. “Gjendja shëndetësore në strehimore është shumë e keqe për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave”, u shpreh ai.

“Ne i bëjmë thirrje OKB-së që të aktivizojë rezolutën e saj për të ndaluar agresionin izraelit dhe për të mbrojtur civilët dhe institucionet mjekësore. Ne bëjmë thirrje për një korridor humanitar për të lejuar karburantin dhe ndihmë humanitare dhe që të lënduarit të trajtohen jashtë. Deri më tani janë evakuuar vetëm 407 persona”, tha ai.

Në fund ai kërkoi nga ekipet mjekësore në veri të Gazës që menjëherë të lëvizin në Spitalin Al-Shifa për të shpëtuar pacientët./UBTNews/

Exit mobile version