Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës tha të mërkurën se po përballet me mungesë furnizimi me vaksina për fëmijë, duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike shëndetësore”.
Njoftimi erdhi më shumë se dy muaj që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, derisa organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajmëruar për kushtet e rënda në territorin me popullsi palestineze.
Ministria nuk dha detaje se cilat vaksina po u mungojnë./UBTNews/