UBT News

Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëron për rritje të epidemive

Mai al-Kaila, ministrja e Shëndetësisë, paralajmëroi për përhapje të shpejtë të epidemive në Gaza, duke i përshkruar kushtet shëndetësore si “katastrofike” si rezultat i mungesave te personeli shëndetësor, pajisjeve, barnave dhe qendrave të trajtimit.

“Janë gjithsej 36 spitale që veprojnë në Rripin e Gazës, 14 prej të cilave veprojnë pjesërisht, nëntë në jug dhe pesë në veri”, deklaroi ajo.

Mbi 1 mijë e 100 pjesëtarë të stafit mjekësor në Rripin e Gazës janë vrarë apo plagosur./UBTNews/

Exit mobile version