UBT News

Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna. Paga mujore siç ka njoftuar MSh-ja do të jetë 610 euro.

E të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave. Ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.

Exit mobile version