Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar raportimet e Gazetës Express se 80 deri 90 përqind e rasteve të fundit me COVID-19, janë të variantit Delta.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Departamentit të Mikrobioligjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.
“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë që 80 deri në 90 përqind e rezultateve të fundit të rasteve me Covid-19 janë të variantit Delta”, ka thënë Jakupi.
Jakupi ka thënë se ky variant përhapet shumë më shpejt, derisa ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt që të mos rritet numri i hospitalizimeve.
“Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe duke u përhapur shumë shpejt nënkupton se do të prek më shumë njerëz. Një pjesë e tyre munden me përfundu me pasqyrë të rëndë klinike që kërkon hospitalizim. Kjo prrapë do ta ngrisë barrën në spitale dhe do të ndikojë që të kemi më shumë pacientë duke kërkuar trajtim në spitalet e Kosovës. Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë njerëzitqë s’janë vaksinuar që të shkojnë të vaksinohen sa më parë. Veçanarisht s’duhet të ketë asnjë person mbi moshën 50—vjeçare që s’është vaksinuar së paku me një dozë”, ka thënë Jakupi./Gazeta Express