UBT News

Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Ky vendim vie pas temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së zjarreve në pyje, fusha dhe livadhe.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese.

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij“, ka shkruar Sveçla.

Exit mobile version