Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.
Lajmin e ka konfirmuar ministri Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se kjo bëhet për ta mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike.
“Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi. Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”, njoftoi ai./UBTNews