UBT News

Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar i dha Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4,000 sisteme raketore antitank për të ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Në një seri postimesh në Twitter, ministria thotë se pajisjet e dërguara ishin NLAW (Armë e Lehta Anti-Tanke e Gjeneratës së ardhshme).

Në postimet në Twitter, Ministria e Mbrojtjes thotë se Mbretëria e Bashkuar ka “sisteme të mjaftueshme armësh për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të ruajtur angazhimet tona ndaj NATO-s”./UBTNews/

Exit mobile version