Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi dhe Rusi, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në njoftimin e fundit.
Një numër i trupave ruse do të transferohen në veri të Ukrainës për të luftuar në rajonin e Donbasit, njoftoi Ministria.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se granatimet ruse të qyteteve në lindje dhe jug të Ukrainës vazhdojnë dhe forcat ruse janë zhvendosur më në jug nga qyteti i Iziumit, i cili mbetet nën kontrollin rus./UBTNews/