UBT News

Ministria e Mbrojtjes e MB: Ushtria ruse në Ukrainë po përballet me një sërë problemesh

Rusia ka një “problem të rëndësishëm burimesh” në Ukrainë dhe një “komandë të pabashkuar” që pengon operacionet e saj, tha ministria e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në konferencën e fundit, ministria tha se pavarësisht se trupat ruse kishin rrethuar qytetin port të Mariupol për më shumë se dhjetë javë, rezistenca e ashpër e Ukrainës i vonoi ata të fitonin kontrollin e plotë të qytetit.

Ministria tha se Rusia “përdori në mënyrë të konsiderueshme personelin ndihmës” për të kapërcyer rezistencën, e cila përfshinte vendosjen e forcave çeçene. Ndërsa udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ruan mbikëqyrjen dislokimin, kushëriri i tij vepron si komandant në terren i forcave në Mariupol.

Kjo strukturë e ndryshme “po kontribuon në një komandë të përçarë që vazhdon të pengojë operacionet e Rusisë”, përfundoi ministria./UBTNews/

Exit mobile version