UBT News

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”

Sot Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”.

Kjo konferencë do të mbahet me fillim nga ora 09:00 në Hotel “Emerald”, Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneralbrigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe, të cilët në sesionin e parë do të paraqiten me fjalimet e tyre.

Po ashtu pjesëmarrës do të jenë edhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere./UBTNews/

Exit mobile version