Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka publikuar imazhe të dëmeve në Ukrainë të shkaktuara nga forcat pushtuese ruse.
“Ukraina vazhdon të mbrojë popullin e saj, tokën dhe pavarësinë e saj. Këto tanke të Rusisë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë më asgjë”, është mesazhi në llogarinë e kësaj Ministrie në Twiter.
Ndërkaq video imazhe të tjera janë publikuar nga zv.ministria Emmine Dzheppar.
Qyteti Energodar – një qytet në rajonin e Zaporizhzhia tashmë është përgatitur për takimin e radhës “të zjarrit” me pushtuesit rusë. Njerëzit bllokuan hyrjen në qytet. Ne jemi krenarë për guximin e popullit ukrainas” shkroi ajo në Twiter ndërsa video incizimet pasqyrojnë turma civilësh që janë grumbulluar në rrugë për t’i penguar forcat ruse të hyjnë në qytet.
Kjo është dita e shtatë e luftimeve që kur Rusia më 24 shkurt fillojë pushtimin masiv ndaj Ukrainës.