Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi të premten se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk e ngriti kurrë çështjen e një shtetasi amerikan të arrestuar në Rusi gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Kremlinit, duke kundërshtuar drejtpërdrejt komentet e mëparshme të Sekretarit të Shtetit të SHBA.
Blinken tha të enjten se i bëri presion homologut të tij rus, Sergej Lavrov, pas ndalimit të Paul Whelanit dhe ofertën e SHBA-ve për ta liruar atë. Por të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova pohoi: “Doli që Sekretari i Shtetit të SHBA-së as që e përmendi atë”.
“Gjithçka që Departamenti i Shtetit tha dje rreth Blinkenit që shpreh shqetësim për situatën rreth shtetasit amerikan është një gënjeshtër. Sjellje e pabesueshme nga administrata amerikane”, tha ajo./UBTNews/