Rusia është “plotësisht e përkushtuar” ndaj parimit për të mos lejuar kurrë të zhvillohet një luftë bërthamore, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të vendit.
Maria Zakharova tha në një konferencë shtypi se qëndrimi i Moskës për këtë çështje nuk kishte ndryshuar.
Vërejtjet e saj erdhën mes frikës në rritje për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor në Ukrainë, ndërsa pushtimi i Rusisë ndaj fqinjes së saj po lëkundet. Putin ka paralajmëruar se nuk po “bën blof” mbi gatishmërinë e tij për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur integritetin territorial të Rusisë./UBTNews/