UBT News

Ministria e Jashtme konfirmon: Lirohen nga detyra 12 ambasadorët e emëruar politikisht


Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Nga Zyra për media e MPJD-së kanë deklaruar se ky vendim është dhënë nga ministrja e Donika Gërvalla.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, për klankosova.tv ka deklaruar se janë liruar 12 ambasadorë.

“Po, janë liruar ambasadorët me çelës politikë, janë 12 të tillë”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version