Konflikti mes Izrael dhe grupit palestinez të shpallur terrorist “Hamas”, është përshkallëzuar duke u rritur dita ditës edhe numri i viktimave.
Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.
Në reagim thuhet se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e “Hamasit”.
“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.