UBT News

Ministria e Jashtme e Kinës: Askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e një lufte të tretë botërore

Chinese Foreign Ministry spokesperson Wang Wenbin attends a news conference in Beijing, China March 3, 2022. REUTERS/Carlos Garcia Rawlins

Ministria e Jashtme e Kinës tha të martën se “askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e një lufte të tretë botërore”, pas komenteve të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se rreziku i luftës bërthamore ishte një rrezik real.

Në një intervistë të transmetuar në televizionin rus të hënën, Lavrov u pyet për rreziqet e një lufte të tretë botërore në krahasim me krizën e raketave kubane në vitin 1962. Lavrov tha se parandalimi bërthamor është “pozicioni parimor” i Rusisë, por rreziku është “serioz dhe nuk mund të të nënvlerësohet”.

“Nuk do të doja që këto rreziqe të fryhen artificialisht tani”, tha Lavrov, “por rreziku është serioz, është real, nuk mund të nënvlerësohet”.

Ndryshe nga Lavrov, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha sot para gazetarëve se“askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e një lufte të tretë botërore”.

Wang përsëriti shpresën e Kinës që palët “të ruajnë qetësinë dhe të kenë përmbajtje” dhe “të realizojnë paqen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmangin shkaktimin e një çmimi më të rëndë në Evropë dhe në botë”./UBTNews/

Exit mobile version