UBT News

Ministria e Jashtme e Izraelit: Faleminderit Kosovë

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, “Hamas”.

Livne e ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Jashtme kosovare, e cila nepërmjet një deklarate tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij nga 2 mijë raketat e hedhura nga “Hamasi”.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.

Exit mobile version