Ministria e Infrastrukturës njofton se po vazhdon puna në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në Kosovë.
Sipas njoftimit të MI-së, rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë.
“Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese. Infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim. Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Ministria ka bërë të ditur se edhe edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, me përjashtim të shpërndarjes së kripës në drejtimin Suharekë-Caralevë.
“Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale. Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore. Autoudhët e Kosovës janë poashtu të lira për qarkullim, duke theksuar shpërndarjen e kripës në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, si masë parandaluese e krijimit të ngricave shkaku i temperaturave nën zero (-0)”, thuhet në njoftimin e MI-së./UBTNews