UBT News

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës njofton se në mbarë vendin, kompanitë e kontraktuara po kujdesen që rrugët të jenë lehtësisht të kalueshme për automjetet.

Sipas njoftimit të MI-së, me qëllim të sigurisë në komunikacion, në disa zona, sidomos ato malore, është intervenuar me hedhje kripe, për të evituar krijimin e shtresave të akullta nga rënia e temperaturave dhe mjegulla.

“Sipas raporteve nga menaxherët mbikëqyrës të MI-së, nga kompanitë, në mëngjes dhe mbrëmje, është intervenuar në rrugët: Në rrugët rajonale Mitrovicë – Bajgore (R129), Deçan – Koznjer (R108), atë nacionale N9 në zonën e Dollcit, dhe akset rrugore Pejë – Kullë e Doganaj – Glloboqicë. Kripë është hedhur edhe në zonat turistike malore si Bogë e Prevallë. Kompanitë e kontraktuara, me tërë makinerinë, bashkë me inxhinierët e MI-së, janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjitha rrugëve nacionale, rajonale, magjistrale dhe autostradave, gjatë 24 orëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

MI-ja bën thirrje për kujdes të shtuar në vozitje me qëllim të evitimit të rreziqeve në komunikacion./UBTNews

Exit mobile version