UBT News

Ministria e Infrastrukturës: Gjendja e rrugëve është e mirë

Ministria e Infrastrukturës njofton se gjendja e rrugeve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve.

Sipas njoftimit të MI-së, është intervenuar me kripë edhe në rrugën Prizren – Carralevë RN-25.

“Në autostradë A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë – Morinëe dhe drejtimin Suharekë – Gjurgjicë. Në regjionin e Feizajit, Gjakovës, në Autoudhën A6 Konjuh-Doganaj nuk ka pasur asnjë intervenim për shkak të gjendjes së mirë të rrugëve. Në regjionin Prizreni 2, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: R115 Prizren – Prevallë, R113 Zhur Dragash – Restelicë”, thuhet në njoftim.

MI-ja njofton se në regjonin Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me  hudhje të kripës shkaku i akullit të zi.

Në aksin rrugor N9 -Pejë-Kuqishtë-Bogë ka reshje të lehta të borës, po bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Poashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 11, ka reshje të borës e përzier me shi. Të gjitha rrugët në këtë pjesë janë kalueshme.

“Në regjionin Prishtina 1, në rrugën Prishtinë-Mutivodë, gjendja e rrugës është e mirë, shtresat qarkullusese janë pastruar nga bora, ndërsa brezi rrugor është me borë”, njofton MI-ja më tej./UBTNews

Exit mobile version