UBT News

Ministria e Financave: Sot ekzekutohen pagat nëse rikonfirmohen listat

Ministria e Financave ka njoftuar se ka kërkuar edhe njëherë nga organizatat buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga Ministria e Arsimit, që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator.

Ministria tha se komunat duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat për mësues si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MAShTI.

“Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave. MAShTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version