UBT News

Ministria e Financave njofton pensionistët për mundësinë e lajmërimit përmes ekipeve mobile

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pensionistët që kanë problem me lajmërim për shkaqe shëndetësore në zyrat e pensionistëve mund të kërkojnë që të lajmërohen përmes ekipeve mobile.

Ministria thotë se që nga muaji gusht 2023 ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit.

Me qëllim të lehtësimit të procedurave, pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit“, thuhet në njoftim.

MFPT ka publikuar edhe numrat dhe adresat elektronike përmes të cilave mund të paraqitet kërkesa për lajmërim varësisht rajonit.

Prishtinë – pensionet.pr@rks-gov.net | 038 213 268
Pejë – pensionet.pj@rks-gov.net | 039 431 217
Gjakovë – pensionet.gjk@rks-gov.net | 039 326 999
Gjilan – pensionet.gji@rks-gov.net | 028 324 555
Ferizaj – pensionet.fe@rks-gov.net | 0290 320 403
Mitrovicë – pensionet.mi@rks-gov.net | 028 533 010

Exit mobile version