Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, deklaroi se janë në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës antiCOVID, kur ajo të jetë gati.
“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë gjithashtu në një projekt të financimit dhe sigurimit të vaksinës anti-Covid, dhe kjo na bën të sigurt se ne do të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo të dalë vaksina të arrijë. Do të thotë kur ata të furnizohen për shumë vende të tjera, në mesin e shumë vendeve të tjera do të jetë edhe Kosova. Këto janë parashikimet tona duke u bazuar në situatën aktuale”, ka thënë Bajrami në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Bajrami ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat, sepse një mbyllje e dytë do të ishte fatale për ekonominë./UBTNews