UBT News

Ministria e Financave hap Zyrën e Punësimit në Leposaviq

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka hapur Zyrën e Punësimit në objektin e komunës së Leposaviqit.

Përurimi i hapjes së kësaj zyre u bë të enjten gjatë një takimi që zëvendësministri i këtij dikasteri, Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, Jehona Rexha zhvilluan në këtë komunë, ku u pritën nga kryetari Lulzim Hetemi.

Në njoftim thuhet se ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë.

Hetemi dhe Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë.

 

Exit mobile version