UBT News

Ministria e Drejtësisë thotë se Danimarka s’e ka pezulluar marrëveshjen për burgje

Ministria e Drejtësisë thotë se Danimarka nuk e ka pezulluar marrëveshjen për burgje me Kosovën.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Flamur Pireva shkroi në një postim në Facebook se janë në komunikim me Ministrinë e Drejtësisë në Danimarkë dhe ky është keqkuptim nga një media daneze.

“Lidhur me lajmin e qarkulluar se Qeveria e Danimarkës ka pezulluar marrëveshjen me Ministrinë e Drejtësisë, ju njoftojmë se ky lajm është i pavërtetë.Jemi në komunikim me Ministrinë e Drejtësisë në Danimarkë, dhe sipas autoriteteve daneze, gjithçka ka të bëjë me një keqkuptim nga një medie atje. Së shpejti pritet që këtë çështje ta sqarojnë për opinionin Ministria e Drejtësisë në Danimarkë”, shkroi ai në Facebook.

Mediumi danez Ekstra Bladet raportoi sot se Danimarka pezulloi marrëveshjen me Kosovën për burgjet, sipas të cilës do të dërgohen në Kosovë të burgosurit që janë dënuar me deportim./UBTNews/

Exit mobile version