Ministria palestineze e Arsimit ka thënë se 11 mijë e 1 studentë janë vrarë dhe 17 mijë e 772 janë plagosur në Gaza dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës së Izraelit më 7 tetor.
Sipas vlerësimeve të fundit të ministrisë, 10 mijë e 888 studentë u vranë në Gaza dhe 17 mijë e 224 u plagosën, ndërsa në Bregun Perëndimor 113 studentë u vranë dhe 548 u plagosën, përveç 429 të arrestuarve./UBTNews/