Nga viti i ardhshëm, nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do të kenë mundësinë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë pjesës e prezantimit verbal të provimit përfundimtar të anglishtes, njoftoi Ministria e Arsimit.
Gjatë këtij provimi, në fazën përgatitore, nxënësit do të mund të përdorin AI për të ndihmuar në hartimin e temës. Pas kësaj, ata do të kenë një orë për t’u përgatitur, gjatë së cilës do të lejohen të përdorin të gjitha mjetet e inteligjencës artificiale – një praktikë që më parë nuk ishte e lejuar.
Më pas, nxënësit do të japin një prezantim me gojë për temën e zgjedhur para një ekzaminuesi. Ky hap është pjesë e një eksperimenti të Ministrisë së Arsimit, e cila synon të gjejë mënyrën e duhur për të integruar teknologjitë digjitale në procesin mësimor dhe provimet.
Ministri i Arsimit, Mathias Tesfaye, shpjegoi se zhvillimi i nxënësve si në botën digjitale ashtu edhe në atë analoge i përgatit ata më mirë për realitetin pas shkollës.
Përdorimi i AI gjatë provimeve do të jetë i disponueshëm vetëm për shkollat e mesme që zgjedhin të marrin pjesë vullnetarisht në këtë iniciativë.