Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Vitia u vaksinua me AstraZeneca.
Pas vaksinimit, i pari i Shëndetësisë në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 236 mijë doza të vaksinës./UBTNews