UBT News

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se mbrojtësit e Mariupolit luajtën një “rol të madh në shkatërrimin e planeve të armikut”

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov deklaroi se mbrojtësit e Mariupolit luajtën “një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e planeve të armikut”, ndërsa njoftoi se forcat ruse janë bllokuar diku tjetër, por pranoi se kjo është një “situatë e vështirë” për mbarë vendin.

Reznikov shkroi në Facebook se “dhjetëra mijëra jetë në të gjithë Ukrainën u shpëtuan. Sot Mariupol po shpëton Kievin, Dnipron dhe Odesën. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”.

Ukraina sot ka refuzuar një kërkesë të Rusisë për të dorëzuar qytetin e rrethuar të Mariupolit, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje sërish për negociata me homologun e tij rus, Vladimir Putin./UBTNews/

Exit mobile version