Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka thënë se ai është “i bindur” se vendet perëndimore do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë pavarësisht rezistencës nga disa aleatë, sipas një interviste që u publikua të premten në gazetën gjermane Die Bild.
Reznikov është i bindur se Ukraina do të marrë “dy deri në tri lloje të ndryshme avionësh luftarakë”, citohet të ketë thënë ai në gazetë, duke shtuar “kjo do të varet nga inxhinierët, fushat ajrore, mirëmbajtja dhe pjesët rezervë”.
Aleatët perëndimorë i kanë sinjalizuar Kievit se janë gati të fillojnë trajnimin e pilotëve në avionë luftarakë dhe të kuptojnë se avionët luftarakë janë hapi tjetër në forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, sipas Die Bild./UBTNews/