UBT News

Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin Jörg Rüter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.

Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik. 

Exit mobile version