Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij, Enis Qerkën, i cili ishte i arrestuar në vitin 2018 nën dyshimin se ishte kapur me 113 kilogramë narkotikë. Këtë e ka konfirmuar vet ministri me anë të një shkrimi në Facebook.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, shkroi Selimi./UBTNews