UBT News

Ministri Selimi kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar të pezullohet dialogu me Serbinë deri në një moment tjetër.

“Këto aktakuza më shumë se efekt juridik po prodhojnë efekt politik për të cilën s’bën të qëndrojmë duarkryq. Konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë menjëherë dialogun deri në një moment tjetër. Dhomat e Specializuara duke pranuar dosjet e fabrikuara nga shërbimi sekret i Millosheviqit. Derisa nuk e bën të qartë se UÇK-ja nuk është një grup i organizuar kriminal atëherë brishtësia e sigurisë nacionale është e shprehur”, ka thënë ai.

Ministri Selimi ka theksuar se duhet më shumë transparencë nga Dhomat e Specializuara për tërë procesin që po kalojnë ish-ushtarët e UÇK-së./UBTNews

Exit mobile version