Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë gjatë një fjalimi në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë se Rusia nuk ka nevojë të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.
Shoigu gjithashtu pretendoi se operacionet ushtarake ukrainase janë duke u planifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania dhe se NATO kishte rritur vendosjen e trupave të saj në Evropën Lindore dhe Qendrore “disa herë”./UBTNews/