Një nga aleatët e ngushtë të Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të shpërbëjë Rusinë duke përdorur Ukrainën.
Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se çdo përpjekje për të shkatërruar Rusinë do të ishte “e destinuar të dështojë”.
Shoigu i bëri këto komente në një mesazh duke uruar forcat e armatosura në Moskë, e cila shënon sot festën ushtarake të Rusisë “Mbrojtësi i Atdheut”.
“Duke përdorur Ukrainën, Perëndimi kolektiv po kërkon të copëtojë Rusinë, t’i heqë asaj pavarësinë. Këto përpjekje janë të destinuara të dështojnë”, tha ai./UBTNews/