Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu të premten bëri thirrje që të prodhohen edhe më shumë avionë luftarakë Su-34, derisa Moska po e vazhdon ofensivën e saj në Ukrainë.
Kremlini ka njoftuar për rritjen masive të shpenzimeve për të plotësuar nevojat ushtarake në Ukrainë, derisa vendi po hyn në vitin e dytë të pushtimit.
“Këta avionë janë kuaj të vërtetë pune. Ata mund të bëjnë katër deri në pesë fluturime në ditë”, tha Shoigu gjatë një vizite në një bazë të prodhimit aeronautik në Novosibirsk të Siberisë.
“Prandaj ne duhet të përshpejtojmë prodhimin e tyre”, shtoi ai tutje./UBTNews/