Ministri i Jashtëm i Tuvalut ka mbajtur një fjalim në konferencën për klimën në Glasgow, duke qëndruar deri në gjunjë në ujin e detit për të treguar sesi kombi i tij, një ishull i ulët në Paqësor, është në vijën e parë të efekteve që po sjellin ndryshimet klimatike, përcjell UBT News.
Imazhet e Simon Kofe duke qëndruar me kostum dhe kravatë në një foltore të ngritur në det, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke tërhequr vëmendje rreth luftës së Tuvalut kundër rritjes së nivelit të detit.
Videoja do të shfaqet në samitin e klimës të martën dhe kjo vjen pasi liderët rajonalë bëjnë thirrje për veprime më agresive për të kufizuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Shumë ndotës të mëdhenj janë zotuar të intensifikojnë reduktimet e tyre të karbonit gjatë dekadave të ardhshme me disa që synojnë emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2050.
Por udhëheqësit e ishullit të Paqësorit kanë kërkuar veprim të menjëhershëm, duke theksuar se vetë mbijetesa e vendeve të tyre është në rrezik./UBTNews/